Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha se 14 Maji ishte një nga humbjet më të mëdha, duke u shprehur se edhe pse kanë ndodhur fenomene si shitblerja dhe manipulimi i votave, Partia Demokratike duhet të reflektojë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të mos votonin.
“Është humbje goxha e madhe për Partinë Demokratike, në 32 vitet e fundit është nga humbjet më të mëdha. Patjetër që sfidat ishin shumë të mëdha duke përfshirë këtu shti-blerjen e votës.
Por kjo nuk do të thotë se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë një reflektim brenda vetes duke marrë parasysh që edhe nëse këto fenomene kanë ndodhur duhet që PD-ja të kuptojë se mesazhi i qytetarëve ishte edhe te ata që nuk morën pjesë në zgjedhje, që bojkotuan”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post