Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është përgjigjur akuzave të deputetes opozitare, Rudina Hajdari në lidhje me situatën në Librazhd dhe Përrenjas.
Balla tha se nëse nuk do kishte ujë të pijshëm në këto zona sikurse ngriti zërin Rudina Hajdari, atëherë ai nuk do kandidonte më në Kuvendin e Shqipërisë.
“Sa i përket çështjeve që ngriti zonja Hajdari nëse Librazhdi nuk do kishte ujë të pijshëm unë nuk do kandidoja më në Kuvendin e Shqipërisë, por jam krenar që falë mbështetjes së atyre njerëzve kam vijuar të jem në atë zonë, do vazhdoj të votohem në atë zonë. Sepse marrëdhënia me ta është një marrëdhënie pune. Pas 2013 kemi rikonstruktuar rrjetin e ujit të pijshëm, është një ndër ndërmarrjet më të mira në vend të vlerësuara nga KfW.
Sot jemi 61 vite pas, Edi Rama në 2013 u zgjodh kryeministër po të ishte zgjedhur më herët do ishte bërë më herët. Në ditët në vijim do të votojmë një marrëveshje të re me KfW për rrjetin e kanalizimeve të zeza në disa bashkia. Ndaj na duhet mandati i tretë për të vijuar këto punë të rëndësishme. Dy gjëra shqiptarët në fshat duhet t’i dinë, duhet të vinte PS në pushtet që imputet bujqësore mos kenë asnjë taksë shtesë, përveç kësaj politike fiskale kemi vijuar me AZHBR e hoqëm nga duart e LSI që çdo financim ishte kundrejt ryshfetit dhe sot jemi në kushtet kur AZHBR është në çdo cep të territorit.”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post