Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot platformën “KÇK”, për të cilën tha se me zbatimin e saj grupi i gjykatësve e prokurorëve të lidhur me krimin do marrin dënimin e merituar. Kryeministri gjithashtu në fund paralajmëroi të vetët se kush nuk e voton në parlament nismën do përjashtohet nga PS.
“Ne do prekim një sërë ligjesh të tjera, do jetë një akt normativ që do nënshkruhet të hënën, agjensia e aseteve të sekuestruara do kalojë në varësinë e ministrisë së brendshme” tha Rama.
Pas këtij prezantimi nga Rama ka reaguar deputetja dhe kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari.
“E dëgjuat KM? Ai që nuk voton paketën “anti-KÇK” përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS…Mbi 2 orë asnjë kundërpërgjigje. Pamjet e dixhitalizuara ringjallën ndjenjën e një diktatori në 3D. Ndryshimi i sistemit do t’i jepte fund kësaj sjellje anti-Demokratike.” -shkruan Hajdari në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post