Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, nisjen e të cilit ajo e premtoi me zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa shpërndau në “Facebook” foto nga takimet me qytetarët në Elbasan, Hajdari deklaroi se mirëpret çdokënd në Nismën Thurje.
Deklarata e Hajdarit:
“Derë më derë, fshat më fshat e lagje më lagje me banorët e Qarkut të Elbasanit për të folur rreth ideve tona dhe rëndësisë që ka vota përtej atyre që kanë shkaktuar gjithë problemet që ka sot vendi. Ndryshimi nuk vjen vetë, atë na duhet ta sjellim së bashku duke filluar nga vota në 25 prill për Nismën Thurje. Unë nuk përtoj të takoj e flas me çdokënd që mendon se kjo klasë politike duhet larguar një orë e më parë.”-shprehet Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post