Ish-deputetja Rudina Hajdari, nga SHBA-ja, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin dot demokratët në pushtet.
Kjo sepse sipas Hajdarit, Basha dhe Berisha kanë tipare të njëjta të të drejtimit të partisë, tiparet e një lideri autokrat.
“Asnjëri as tjetri nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Shikoj një parti që është degëzuar në disa kampe të ndryshme jo të unifikuar dhe opozita vet nga të gjitha anët është e përçarë, një opozitë e dobët është fatkeqësi për vendin. (…) Ka tiparet e një lideri autokrat, ngjan shumë edhe me liderin më të mëparshëm, janë dy lider partie që kanë pasur disfata të njëjta sa i përket sjelljes me anëtarët e grupit të PD-së që kanë dhënë një kontribut, 2 kryetar me tipare të njëjta”, tha Hajdari.
Takimet e Sali Berishës me ‘Foltoren’ e tij, për Hajdarin, kanë ardhur në momentin e gabuar, kjo pasi ajo është e mendimit se e gjitha nisi pasi ish-kryeministrit iu cenua interesi personal dhe jo për të mirën e partisë.
“U nis nga cenimi i interesit personal, nuk ishte momenti i duhur, kur ishte brenda PD-së që ka mbështetur zotin Basha, ai nuk ka shprehur asnjëherë rezerva sa i përket vendimeve të Bashës dhe për sa kohë në 2013 dhe deri tani, që iu cenua interesi, e bëri shumë të vështirë këtë si proces. Sado ta glorifikojmë këto momente dhe i pompojmë për arsye të ndryshme, qoftë për arsye historike apo mediatike, i ngjajnë të shkuarës dhe shumë njerëz nuk kanë shumë interes, çfarë duhet bërë që t’i japësh një fytyrë tjetër partisë, për ta ambalazhuar me një paketë që përfaqëson të ardhmen, dhe jo të përsëritet e shkuara.
Kandidatura e Berishës? Çdo njeri ka të drejtën që të hedh kandidaturën, qëllimi i drejtimit të partisë a është për të ardhur në pushtet, a duhet të jetë kryetari i ardhshëm një vizion afagjatë, për të thirrur rininë për ata njerëz që kanë dhënë kontribut, kryetari i mëparshëm edhe mund t’i ketë zbuar, njerëz që kanë dhënë ca kanë dhënë brenda PD, e kanë mbaruar misionin e tyre . Nuk është në dorë të një personi, PD duhet të kuptojë problematikat dhe vendimet që e kanë çuar deri në këtë vend që është sot, të kërkojë ndjesë për ata njerëz që i ka larguar, sjellja Berishë dhe Bashës, po e trajtojnë PD si pronë dhe anëtarësisë si arenë futbolli, ku secili bën tifo”, tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post