E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, kryetarja e grupit demokrat, Rudina Hajdari e vuri theksin në hartimin e një programi për të integruar në shoqëri personat e depërtuar nga vendet e huaj.
Në fjalën e saj Hajdari ka thënë se duhen mësuar arsyet që shtyjnë shqiptarët të largohen nga vendi për të kërkuar azil, për ta parandaluar këtë fenomen.
“Duhet një program për integrimin e personave të deportuar. Duhet të merremi me indicie se pse njerëzit me një jetë mesatare dhe me profesion zgjedhin të ikin drejt vendeve të BE. Duhet të jemi sa më të hapur dhe të pranojmë përgjegjësitë tona si një klasë politike. Sepse politika e ka zhvilluar akoma më shumë këtë fenomen. Nuk mund ta sheshojë fakti se meqë po ndodh nëpër vendet e tjera le të ndodhë edhe tek ne. Duhen marrë parasysh shumë faktorë në momentin kur bëjmë këtë lloj analize. Çdo ditë dëgjojmë njerëz që duan të largohen nga Shqipëria. Dua që t’ia japim fjalën edhe qeverisë”, – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post