E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Deri më tani si i ka ndarë ajo simpatitë dhe antipatitë për banorët që janë ende pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP?
“Më ka bërë shumë përshtypje në momente të caktuara sjellja e Eglës, më është dukur pak e tepruar. E kam takuar vetëm njëherë për një projekt i cili nuk u bë kurrë. Eglën nuk e njoh.”
Pas Eglës, Rudina u ndal edhe tek Romeo ku edhe zbuloi se shumë vite më parë ka punuar me vëllezërit Veshaj ku gjithashtu shtoi se:
“Unë njoh Romeon që në fillimet fare të tij, kemi punuar bashkë në një spektakël dhe me Donaldin. Romeon e kam shumë xhan, por prapë jam shumë tifoze e Julit.”
“Juli është një person që më ka dhënë gjithmonë një energji shumë pozitive, unë e vlerësoj shumë për njeriun që është.”
Diskutime rreth kësaj post