E ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit”, këngëtarja e njohur Era Rusi e cila njihet edhe për baladat e dashurisë ka treguar gjatë emisionit se është lënduar nga dashuria, por në fund ia ka dalë të ri-ngrihet sërish.
Pjesë nga biseda në studio:
Rudina Dembacaj: A je lënduar nga dashuria që bën kështu lloj këngësh?
Era Rusi: Po mendoja si ta rrotulloja, mos bëj dhe unë kot tani! Natyrisht që jam lënduar, por e kam superuar me dashuri dhe dinjitet. Unë nuk lëndohem nga të tjerët, unë e kam me veten time gjithmonë, e kam me veten time që “po unë si e lashë veten time që të arrija deri këtu”.
Era ka treguar gjithashtu që është single dhe është në pritje të princit të saj të kaltër, por që i ka ndodhur një problem me kalin duke e kthyer në komike bisedën.
Diskutime rreth kësaj post