Mungesa në seancën parlamentare dhe udhëtimet jashtë vendit duket se janë dy kërkesat që Ruçi u ka drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste, raporton “BW”.
“Nuk duhet të mungoni në seancën parlamentare gjatë bojkotit të Partisë Demokratike. Dhe asnjë të mos lëvizë jashtë vendit, as për takime pune dhe as për çështje personale”, – mësohet të ketë thënë Ruçi.
Urdhri i tij lidhet pikërisht me vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në jetën parlamentare deri në plotësimin e kushtit të saj për krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
Mungesa e opozitës në Kuvend, nëse shoqërohet edhe me mungesën e deputetëve nga mazhoranca mund të krijojë problem sa i përket kuorimit të nevojshëm prej 71 votash që mundëson miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të thjeshtë.
Duket se kjo është edhe arsyeja pse Ruçi kërkon nga deputetët e PS të mos mungojnë në seancë, për më tepër që të enjten e kaluar, Kuvendin e “braktisën” edhe deputetët e LSIsë.
Diskutime rreth kësaj post