Gjatë një takimi në Levan të Fierit, Gramoz Ruçi ka komentuar situatën politike duke theksuar se data e votimeve është 18 qershori.
Kreu i grupi parlamentar të PS është ndalur në bashkëbisedimin me banorët e zonës edhe në zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas tij, presidenti do të zgjidhet brenda afateve sikurse edhe zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën e dekretuar.
“Populli duhet të votojë një herë në katër vite. Presidenti do të zgjidhet dhe zgjedhjet do të mbahen” – mësohet të ketë thënë Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post