Duke kërkuar votën e studentëve të qarkut Fier në Tiranë, Gramoz Ruçi deklaroi se PS në këto zgjedhje do të futet për të vetëqeverisur dhe jo për të bashkëqeverisur.
“Sot po dëgjoni të thuhet ‘ky Edi Rama mos ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Lulzim Bashën? Do ketë koalicion me LSI apo jo?’. PS nuk do të futet në këtë proces elektoral për të bashkëqeverisur, por për të vetëqeverisur”, tha Ruçi.
Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u tha studentëve se duhet të votojnë kryeministrin Rama që të ketë më shumë ndryshime në qytetet e tyre. Ai lajmëroi edhe hapjen e sheshit Skëndërbej pas dhjetë ditësh.
“Sheshi ka filluar 10 vite më përpara, kur në bashki ishte Edi Rama. 10 vjet punë që u bënë për 10 muaj, përse? Sepse në pushtet nuk ishte Partia Socialiste”, ka thënë Veliaj.
Takimin ku morën pjesë kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Fierit, Ruçi e mbylli duke iu përshtatur atmosferës rinore. “Një porosi gjyshi: mbyllni sytë kur bëni dashuri. I hapni kur vini në provim dhe në kutinë e votimit”, tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post