Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin qe në rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes, të përfshihet projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm si dhe e gjithë paketa fiskale që e shoqëron atë.
Pritet që kjo e enjte të jetë e mbushur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Kujtojmë se Lulzim Basha e ka cilësuar buxhetin si shkrirjen mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimine parave të pista. Sipas Bashës, krimi do të depërtojë edhe në biznes e banka, sikurse ka bërë në politikë.
“Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista!” – u shpreh Lulzim Basha ditën e djeshme.
Edhe Monika Kryemadhi ka kontestuar ashpër këtë buxhet. Sot ajo u shpreh se buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një koncesion i miqëve të Ramës. Sipas LSI-së, qeveria në këtë mënyrë po pastron paratë e kriminelëve.
Diskutime rreth kësaj post