“Ruçi dhe Tërmet Peçi darkë me pula e raki, këngë kundër Koços”
Kreu i grupit parlamantar të PS-së, Gramoz Ruçi është i shqetësuar nga pozita e deputetit socialist Koço Kokëdhima brenda partisë.
Së paku kështu shkruan sot ish-kryeministrit Berisha, në një postim në rrjetin social Facebook.
Nisur nga konfliktet e fundit mes tij dhe Kokëdhimës për kohën e mbajtjes së kongresit të PS-së, Berisha shkruan se Ruci me një grup të vogël socialistësh mblidhen te Tërmet Peçi në Tepelenë dhe vajtojnë kundër Kokedhimes.
Postimi i Berishës
Sivllau Kokedhima, pas Zerit te Popullit iu vjedhe socialisteve edhe Kongresin!
Te dashur miq, Kryeministri i Jugut apo sivllau Kokedhima, kohe me pare u vodhi socialisteve gazeten “Zeri i Popullit” pasi konstatoi se gazeten e tij “Shekulli”, simoter e ZP, nuk e blinte me njeri.
Ne keto kushte ai bindi Ramen qe njera gazete duhej mbyllur dhe kjo njera sigurisht nuk mund te ishte Shekulli por Z.P.
Por pa u thare lotet e Braceve te PS per funeralin e ZP, sivllau i pangopur Kokedhima uu beri mega vjedhjen e dyte te madhe socialisteve shqiptare.
Kryeministri i Jugut dhe kryekusari i Jugut, pas nje pune te nendheshme, metikuloze e konspirative me disa biznese dhe disa dege te PS, gjithnje ne interes te sivllaut, Rama realizoi vjedhjen unike me spektakolare ne historine politike te nje partie, vjedhjen e Kongresit te Partise Socialiste te Shqiperise.
Pas ketij akti, sot ne PS por as ne mediat e ndervarura e te pavarura nga qeveria madje as ne portale e padukshme dhe ne asnje media nuk belbezohet me qofte dhe nje fjale e vetme per Kongresin e PS.
Ne fakt sivllau Kokedhima iu ka vjedhur edhe qeverine saqe tani kudo flitet per qeverine e sivllezerve apo qeverine Rama – Kokedhima dhe se shpejti Koçua do u vjedhe edhe Partine dhe do lere jetime politike mijera socialiste shqiptare!
Prandaj prej dy muajve nje grup i vogel socialistesh me ne krye Gramoz Ruçin mblidhen çdo te shtune ne darke tek Termeti i Tepelenes, shtrojne pula dhe raki dhe vajtojne e qajne me denese: “O le le; Oi; oi; Kocua na vodhi Kongresiiiine/ O le le ;Oi; oi; Koçua po na vjedh partiiine”!! sb
Panorama
Diskutime rreth kësaj post