1. Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në
lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet
të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund
të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.
2. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato
ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat
e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e
përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë.
3. Kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë
sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në
ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.
4. Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi
funksionale.
5. Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike,
kur drejtojnë këto mjete detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska
mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për
Bashkimin Evropian (Marka CE).
6. Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në
përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me
pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë
rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.
7. Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas
apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave
elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.
8. Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës
së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë
ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë
të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund
të përdoren, por vetëm të merren për dore.
9.Mjetet me pedal të ndërtuara dhe të njohura për transportin
e njerëzve të tjerë, përveç drejtuesit, mund të drejtohen, kur
janë me më shumë se dy rrota simetrike, nga dy drejtues.
Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona.
10.Në mjetet e përmendura më sipër nuk mund të transportohen
më shumë se 4 persona madhorë, duke përfshirë edhe
drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me
moshë deri në 10 vjeç.
11. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal,
kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë.
I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije
deri në moshën 6 vjeç, i siguruar në mënyrë të përshtatshme
me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të
përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe
shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit
me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos
pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje.
Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale
dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe
krahët e fëmijës.
12. Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten,
duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre
mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të
madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.
13.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të
gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara,
përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz
në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete
me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
14.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e
krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë.
Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht
përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale,
gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
15.Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të
tërhiqen nga një mjet tjetër.
16.Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore,
kur si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik
për këmbësorët. Në një rast të tillë bashkohen me këmbësorët
dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
17.Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave
elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina
elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse
të qarkullimit të mjeteve rrugore.
SANKSIONI:
10. Cilido që shkel dispozitat e këtij
neni, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga dyqind
e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
Për mjetet me pedale që drejtohen
nga 2 drejtues, gjoba është nga
pesëqind deri në dy mijë lekë.
Diskutime rreth kësaj post