Ditën e sotme janë raportuar plotë tre kamion të përmbysur nga era e fortë.
Situata më kritike ka qënë në qarkun e Lezhës, përkatësisht pranë urës së Milotit.
Në këtë situate bashkia Lezhë e ka parë të arsyeshme të ngrejë alarmin për këdo që udhëton me makinë:
Njoftimi:
Të nderuar banorë të Lezhës!
Në këtë gjendje erërash të forta që po fryjnë në territorin e Lezhës, ju lutemi të shmangni levizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme, deri në normalizimin e situatës.
Bashkia Lezhë dhe strukturat e saj të Emergjencave Civile, Shërbimeve Publike janë në dispozicion për të ardhur në ndihmë dhe nderhyrë në çdo situatë të mundshme të krijuar.
Ju lutemi, kontaktoni ne numrat e meposhëm: 067 402 7000, 069 238 8648 si dhe me administratorët e njesive tuaja administrative.
Jemi pranë jush në çdo situatë! /albeu
Diskutime rreth kësaj post