Mungesa e semaforëve dhe vijave të bardha janë të parat që bien në sy në vendin ku një ditë më parë ndodhi një aksident tragjik në Kodër Kamëz me 2 viktima dhe 2 të plagosur.
Banorët e zonës kërkojnë ndërtimin e një mbikalimi, për të shmangur aksidentet në rrugë.
Me këtë kaos përballen çdo ditë qytetarët e Kamzës. Automjetet e tonazhit të rëndë, por edhe autoveturat, janë kthyer në një makth të vërtetë për kata banor.
Banore e Kamzës: “Tani nuk e dimë pse e kanë heq, nuk e dimë arsyen. këtu ska semafor, këtu s’ka vija të bardha, këtu s’ka siguri, janë 4 kryqëzime, janë 4 rrugë që kalojnë njerëzit në shkollë, çerdhe kopësht, pleq, plaka, hallexhinj. Sado që ishte në trotuar, dje e përplasi makina”.
Për një zgjidhje të përhershme dhe të mos përsëritet aksidenti me dy viktma, qytetarët apelojnë për ndërtimin e një mbikalimi, pasi i frikësohen më të keqes
Banore e Kamzës: “Unë do rri gjysmë ore, të pastrohet rruga të kaloj, se nuk kalohet nuk është faji i shoferëve, se do kalojnë shoferat, është faji se mbikalim jo, semafor jo, viza të bardha jo”.
Fëmijë i Kamzës: “Këtu makinat kalojnë me shpejtësi dhe nuk janë shumë të kujdesshëm”.
“Frika e ruan vreshtin”. Kjo fjalë e urtë popullore është e vlefshme në këtë rast. Tre automjete të Policisë Rrugore janë stacionuar vetëm 1 km larg vendit ku ndodhi aksidenti i së mërkurës.
Kontrolle rutinë kanë nisur nga mesnata dhe vijonë edhe në zona të tjera, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit.
Ndërkohë policia rrugore thekson se shkaktarja e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz, Rozina Koleci, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit dhe të lëndëve narktotike në drejtimin e automjetit të saj, tip Mercedes-Benz. Sipas disa dëshmitarëve, 38-vjeçarja ishte duke përdorur telefonin celular dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit. Të vdekur mbetën një vajzë 7 vjeçe dhe një djalë 29-vjeçar. Nga ana tjetër ekspertiza, thekson se, Koleci ishte duke udhëtuar me shpejtësi 67 km/h.
Kjo shpejtësi është e lartë, sidomos në kryqëzime dhe në zona të banuara. Për rastin konktret, lëvizja e automjeteve në lejohet deri në 40 km/h. Gjatë dy ditëve në kryeqytet janë shënuar 3 vitkima dhe 4 persona kanë mbetur të plagosur. /abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post