Pas rifillimit të seancës plenare, e ndërprerë me kërkesë të kreut të këtij institucioni pas përjashtimit nga punimet e Kuvendit të deputetit Falmur Noka, ky i fundit nuk është larguar nga salla e seancave plenare.
Kjo ka qenë arsyeja që Ruçi ka kërkuar shtyrjen e seancën plenare për në pasdite, në orën 17:oo. Seanca u ndërpre pasi deputeti Noka së bashku me të tjerë ‘pushtuan’ foltoren Kuvendit, pasi pretenduan se Rama shau Berishën duke i thënë ‘i rrjedhur’ kaq ka mjaftuar që Noka të kërkoi fjalë për replikë, por që nuk është pranuar.
“Në këto rrethana jam i detyruar të zbatojë në gërmë dhe frymë pezullimin e seancës për një kohë të caktuar. Seanca rifillon në 17:00”, tha Ruçi, duke mbyllur seancen, shkruan ‘Gazeta Express’.
Debatet
Ruçi: Kaloi koha, zoti Berisha, mbaroi koha ulu.
Noka flet nga vendi: Fjalën për procedurë
Ruçi: Ulu, mos fol, Nuk ka procedurë
Noka: Na tregon ti procedurat, ca kujton ti, xhandar
Ruci: Të tërheq vëmendjen, mos fol, lerë deputetin të flasë
Noka: Fjala për procedurë, rrugaç, jep fjalën, xhandar
Noka-Ramës: Ky ke b*thë ti ti heqësh fjalën Sali Berishës
Ruci: Atehere, te terhoqa tre here verejtjen, po shkel rregulloren, me detyrove te marr mase, je i perjashtuar nga seanca, 5 minuta pushim deri sa te lirosh foltoren.
Diskutime rreth kësaj post