Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar hapjen e aksit Kardhiq-Delvinë ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu thotë se Rama preu shiritin e dështimit të tij, pasi sipas deputetit demokrat, punimet për këtë rrugë kanë përfunduar me 7 vite vonesë.
Po ashtu, Shehu thotë se Rama ka shpenzuar për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, afër 3 here me shumë seç ishte parashikuar për përfundimin e pjesës se mbetur te rrugës qe nga viti 2013.
Ndër të tjera, ai thotë se kryeministri duhet të japë llogari për kostot dhe vonesën e rrugës.
Postimi i Tritan Shehut:
“Rama sot preu shiritin e dështimit te tij! Qarku i Gjirokastrës do te protestoje edhe për 7 vite vonese ne përfundimin e rrugës Kardhiq- Delvine. Edhe kundër shpenzime spekulative, afër 3 here me shume ndaj atyre te parashikuara per përfundimin tashme si “breshka” te pjesës se mbetur te saj qe nga viti 2013!. Pikërisht për këta dhe te tjera elemente diskutuam sot me Kryesine e degës PD ne Memaliaj dhe me tej me grupin organizator te Qarkut për protestën e 7 Korrikut, te mbledhur ne Këlcyrë.
Sepse ne fakt te gjitha këto kane renduar dhe rendojnë mbi qytetaret, përfshi dhe banoret e këtij Qarku, thellojnë varfërinë ekstreme te tyre, i “nxinë” jetën deri ne tragjedi! Ndërsa çuditërisht po sot, Kryeministri duke prere shiritin e dështimit te tij, “mburret” aty nen tingujt e një muzike te denje vetëm për regjimet. Kur se pari duhej te jepte llogari e te mbante përgjegjësi kokulur jo vetëm për vonesën disa vjeçare te punimeve, por dhe për ato çmime punimesh, shume me te larta edhe ndaj standardeve europiane, te grabitura nga xhepat e shqiptareve.
Motive me shume këto për te protestuar se bashku me 7 Korrik”, shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post