Pas hapjes së tunelit të Skërficës ditwn e djeshme, mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale rrugën e Lumit të Vlorës, e cila sapo është përfunduar.
Kryeministri thotë se kjo rrugë shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit, në më pak se 1 orë.
Por më e rëndësishme sipas tij, është fakti që zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin, gjë e cila mund të sjellë një turizëm në të gjithë muajt e vitit.
Postimi:
“Dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post