Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja e PS, Vasilika Hysi ka sqaruar si qëndron e vërteta, lidhur me një informacion të qarkulluar në mediat online ditët e fundit, sa i takon një kërkese për pagën e 13-të për deputetët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hysi sqaron se lajmi është i pavërtetë dhe se nuk ka asnjë kërkesë nga krerët e grupeve parlamentare për shpërblimin e deputetëve në festat e fundvitit.
Reagimi:
Në faqet sociale qarkullon një lajm i rremë sikur dy kryetarët e grupeve parlamentare PD dhe LSI dhe unë i kemi adresuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë për pagë të 13 për deputetët.
Shumë turp për ata që prodhojnë lajme të rreme dhe helmojnë çdo ditë lexuesit e rrjeteve sociale.
Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kërkesë për pagë ose shpërblim për deputetët nga asnjë grup parlamentar, nga unë jo e jo.
Nuk ka pasur asnjë shpërblim ose pagë të 13 për deputetët.
Keqardhje që shpifësit dhe shpërndarësit e lajmeve të rreme kanë zgjedhur ketë profesion të pështirë!
Diskutime rreth kësaj post