Lefter Maliqi mësohet se sapo ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke zyrtarizuar kështu dhe hyrjen e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Lefter Maliqi prej kohësh është larguar nga PD dhe aktualisht është emëruar në detyrë si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Por mesa duket ai do të bëhet deputeti i pestë që rrjedh nga opozita.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve që më parë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit.
KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.
Deri më tani flitet që mandatin ta marrin Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi, por pritet mbledhja e KQZ për konfirmimin zyrtar. /albeu
Diskutime rreth kësaj post