Gjatë protestës që po zhvillojnë këtë të premte para Universitetit të Arteve pedagogët janë shprehur se nuk janë dakord me ofertën e kryeministrit, Edi Rama, për rritjen e pagave të tyre me 7%.
Sipas tyre, kjo rritje është vetëm një thërrime në lidhje me kërkesat e tyre. Pedagogët kërkojnë kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e universiteteve, duke nisur nga biblotekat.
“Kjo është një protestë nga sindikata e universiteteve të Shqipërisë dhe kërkon të mbrojë të drejtat e tij, jemi në funksionin e punës tonë. Rritja 7% është vetëm një thërrime në lidhje me kërkesat tona. Ne nuk pajtohemi me ofertën e kryeministrit, nuk ka me universitetet. Sindikata ka funksionuar dhe funksionon. Ne nuk pranojmë këtë ofertë, kërkojmë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e universiteteve, nga biblioteka te saniteti. Çdo vit na thonë që do ketë të buxheti i vitit tjetër. U dakortësuam për disa pika gjatë takimeve, por nuk na u dha asgjë me shkrim. U bëj thirrje rektorëve dhe ministrisë të ushtrojë siç duhet fuqinë mbi fondet”, u shpreh Qazim Lataj nga Sindikata për Universitetin.
Diskutime rreth kësaj post