Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave për administratën publike.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tregoi se nga janë gjendur paratë për të mundësuar rritjen e pagave.
“Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra, janë kosto të cilat përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjithë parametrat e ligjit organik të buxhetit që do të thotë që ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficitin duke garantuar qëndrueshmëri fiskale”, tha ministrja.
Nga rritja e pagave janë një sërë kategorish që do të përfitojnë, duke filluar nga arsimtarët, bluzat e bardha, punonjësit e policisë së shtetit, policisë së burgjeve dhe gardës së republikës. Shuma totale e rritjes së pagave deri në vitin 2025 që do i kushtojë buxhetit të shtetit shkon në vlerën e 38 miliardë lekë.
Diskutime rreth kësaj post