Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh të doktoreshës Alekta Hoxha dhe bën thirrje që ti dëgjojmë dhe respektojmë këshillat e saj.
Profesoresha Hoxha bëm thirrje që në kuadër të situatës së krijuar nga koronavirusi të hiqet dorë nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete.
“Ju lutem të heqim dorë nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete, që t’i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem. Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t’u mbrojtur sa më mirë” – Ju lutem dëgjoni këshillat e prof. Alketa Hoxha”, – shkruan Manastirliu krahas video-mesazhit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post