Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojmë masat mbrojtëse të vendosura nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Soreca shkruan se në këtë situatë ku ndodhemi duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër Covid 19.
Gjithashtu ai ka theksuar se delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë.
“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”, – shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post