Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e karburantit në vend.
Duke e cilësuar këtë organ të krijuar nga qeveria si “komunist”, Balliu nënvizon se me shtrenjtimin e naftës me 12 lekë më shumë, vendi më i varfër i Europës tashmë paguan çmimin më të lartë në botë.
Postimi i Balliut:
“KATASTROFË, RAMA RRIT PËRSËRI ÇMIMIN E NAFTËS
Skandal, vjedhje dhe abuzim me financat e qytetarëve shqiptar.
Bordi komunist ka rritur me 12 lek çmimin e naftës, duke arritur shifrën stratosferike të çmimit.
Vendi më i varfër i Europës paguan çmimin më të lartë të naftës në botë.
Edi Rama po falimenton çdo biznes dhe buxhetin e familjeve shqiptare me vendimet e tij abuzive dhe korruptive dhe po mbush xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.
DUHET TË NDALIM VJEDHJEN ME ÇDO KUSH DHE ÇDO ÇMIM DUKE LARGUAR RAMËN NGA PUSHTETI.”-shprehet Balliu.
Diskutime rreth kësaj post