Kryetari demokrat Sali Berisha, deklaroi se rritja e ndjeshme e çmimit të enregjisë është një tatim i jashtëzakonshëm mbi konsumatorët.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë më 12 nëntor.
Postimi:
“Jo tatimit të jashtëzakonshëm mbi konsumatoret!
Të dashur miq, tarifa 4 herë më e lartë për mbi 800 kw/orë është tatim i jashtëzakonshëm mbi konsumatorët.
T’i vendosesh konsumatorëve privatë një çmim 4 deri në 5 herë më të lartë po qe se ata tejkalojnë kufirin prej 800 kwh në muaj, nuk është një çmim, por absolutisht një tatim i jashtëzakonshëm mbi shqiptarët.
Ky nuk është një çmim i caktuar nga mekanizmat e tregut, por një çmim i diktuar nga vjedhjet e Edi Ramës. Ai po tallet me durimin dhe nervat e shqiptarëve.
Të gjithë në këmbë më 12 nëntor kundër Edi Ramës!”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post