Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona. Këta të fundit janë shtetasit me inicialet A.K, 46-vjeç dhe M.V, 39-vjeç. Mësohet se personat në fjalë akuzohen se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku ata punonin. Ata ishin punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Pas hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”. Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:
– A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.” thuhet ne njofitim.
Diskutime rreth kësaj post