Portali “joqaalbania”, ka publikuar disa nga ankesat e qytetarëve, ku së fundmi, është rritur edhe ҫmimi i patentave, duke rënduar kështu edhe më shumë xhepat e shqiptarëve.
“Jetojmë në Shqipëri dhe ankesat e shqetësimet e qytetarëve për çështje të caktuara dhe nga më të ndryshmet nuk kanë fund. Së fundmi, kudo është temë diskutimi, rritja e çmimit të patentës, një vendim ky që rëndon akoma dhe më shumë në xhepat e shqiptarëve, të cilët kanë nisur të nxitojnë të bëjnë patentën sa janë në kohë, pa u rritur çmimi.
Në redaksinë tonë, ditët e fundit, mesazhet janë të pafundme, ku shihet se si qendrat shëndetësore të zonave të ndryshëm të Shqipërisë, përfshihen nga kaosi, për shkak të radhëve të gjata që krijohet nga qytetarët të cilët po dynden për të bërë patentat me çmimin aktual”.
Diskutime rreth kësaj post