Qeveria ka vendosur sot me VKM që të rritet rroga minimale në rang vendi nga 24.000 lekë që është aktualisht, në 26.000 lekë.
Vendimi i qeverisë:
Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
- Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
- Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
- Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
- Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post