Shqipëria ka rritur me 310 kilogramë rezervën e arit vitin e fundit. Në tunelet e Bankës Qendrore ka tashmë 3,42 tonë shufra fizike ose lingota ari nga 3.11 tonë vitin e shkuar.
“Rritja e rezervës së arit ka shërbyer dhe shërben për të rritur shkallën e sigurisë së ekonomisë kombëtare, pavarësinë në kuptimin ekonomik të fjalës. Sot, ari nuk ka rëndësinë e dikurshme, por e rifiton atë sa herë ka periudha krizash”, u shpreh Zef Preçi, ekspert për ekonomikë.
Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendi ka aktualisht një sasi mbi 11 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut. Mali i Zi me më pak se 1.2 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon.
Diskutime rreth kësaj post