Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se në vendin tonë janë tashmë 15 raste me koronavirus.
“Deri tani janë testuar 238 persona, 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. 3 rastet e reja janë të lidhura me pacientin 0”, tha ministrja në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë, Manastirliu theksoi se nga testimet që u janë bërë mjekëve dhe infermierëve në Durrës, të gjithë kanë dalë negative.
“Në kampionin e parë të testimeve që kemi realizuar në Durrës te mjekët dhe infermierët, të gjithë testimet janë negative. Mjekët dhe infermierët kanë punuar me të gjitha protokollet e mbrojtjes personale. Po bëhet punë e madhe për hetimin epidemiologjik për të vlerësuar rastet në kohë”, tha Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post