Përmirësohet ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike në vend, ku reshjet e shiut dhe të borës kanë dhënë impakt në rritjen e kuotave në kaskadën e Drinit.
Nga të dhënat rezulton se në liqenin e Fierzës niveli i ujit është mbi 291 metra, i cili konsiderohet i kënaqshëm për këtë periudhë dhe pranë pikës maksimale.
Në nivele optimale në liqenin e Fierzës, janë edhe prurjet të cilat aktualisht vlerësohen 250 m3/s, ndërsa të katër turbinat e HEC-it janë në punë.
Ndërkohë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, aktualisht po prodhon energji me kapacitet të plotë, duke plotësuar nevojat e vendit si dhe dhe duke eksportuar.
Vetëm në javën e parë të shkurtit, KESH ka zhvilluar dy procedura për shitjen e energjisë elektrike, duke arkëtuar 3.8 mln euro në total.
Për periudhën 1- 3 shkurt, është shitur energji në vlerën e 2.4 milion eurove.
Ndërkohë në tenderin e fundit, KESH ka shitur 1.4 mln euro energji elektirke.
Kesh ndërkohë ka zhvilluar edhe një procedurë për depozitim energjie .
Gjatë janarit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka depozituar në Kosovë gati 164 mijë megavat/orë energji, për ta rimarrë gjatë qershorit e cila vlerësohet një periudhë e thatë.
Aktualisht çmimet e energjisë në bursën hungareze mbeten të stabilizuara, por në një kohë që konflikti Rusi-Ukrainë mbetet i ashpër, vijon edhe mundësia e ripërsëritjes së një krize energjitike.
Diskutime rreth kësaj post