Ka shkuar në 23 numri i të inektuarve me koronavirus në Shqipëri, duke e zgjeruar kështu hartën e të prekurve edhe në Elbasan, Tiranë dhe Rrogozhinë. Teksa bëhen publike shtimi i 8 rasteve të reja, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.
Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”. Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
5 prej ndodhen në spitalin I nfektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:
Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.
Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të së mundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.
Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në ve tëkarantimim është 134″. – përfundoi ajo.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post