2023 numëroi rreth 127 mijë francezë që vizituan Shqipërinë, sipas shifrave zyrtare, me një rritje me 60% në krahasim me një vit më parë.
Dhe ky interes në rritje shihet edhe në vëmendjen që i kushtojnë mediat franceze vendit tonë.
E radhës është Yahoo-News në gjuhën frënge që në një shkrim të sajin e rendit Shqipërinë mes destinacioneve kryesore që duhen vizituar gjatë festave të Pashkëve.
Dhe ajo që francezët duan nga vendi mesdhetar është dielli, duke i bërë që të lënë mënjanë destinacionet tradicionale të tyre në jug të vendit si Bretanja apo Normandia.
Por nuk janë vetëm rrezet e diellit, për Shqipërinë thuhet se është “një thesar ende i ruajtur nga turizmi masiv”.
Shqipëria këtë vit, sipas kësaj agjencie, po shënon një rritje me 235% të kërkesave për pushime në krahasim me vitin 2023-in. Një tjetër arsye pse francezët po shprehin interesim për Shqipërinë janë edhe çmimet.
Destinacionet e njohura europiane kanë pasur një shtrenjtim me të paktën 50% të ofertës së tyre turistike duke bërë që turistët të hedhin sytë nga vende të reja. Dhe Shqipëria është një prej tyre që plotëson edhe këtë kusht.
Në listën e Yahoo-News, që kanë njohur rritje të vizitorëve, përveç Shqipërisë, janë edhe emra gjigandë të turizmit si Stambolli, Barcelona, Roma, Marrakeshi, Lisbona dhe Dubai.
Diskutime rreth kësaj post