Ka shkuar në 59 numri i viktimave në Las vegas, ndërsa rreth 527 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjatë sulmit me armë mbi turmën e qytetarëve që po ndiqnin koncertin.
Indicenti që tronditi qytetin e kazinove ndodhi në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”, e videot e ngarkuara në internet tregojnë qartë tmerrin e përjetuar nga njerëzit e mbledhur në koncertin e hapur të muzikës “Country”, kur mbi turmën u hap zjarr.
Mes të vdekurve ka edhe policë që ishin jashtë shërbimit. Shumë hotele të zonës janë mbyllur, së bashku me një pjesë të bulevardit të Las Vegasit, ndërsa njerëzit e ndodhur aty në kohën e incidentit kanë gjetur strehim nëpër restorantet rreth e rrotull dhe aeroportin “McCarran”, ku për shkak të ngjarjes së rëndë disa fluturime janë devijuar.
Diskutime rreth kësaj post