Rriten remitancat, emigrantët dërgojnë më shumë para në familjet shqiptare
Dërgesat e emigrantëve në periudhën korrik-shtator kanë arritur në vlerën 233 milionë euro, që është shifra më e lartë e dërguar në një sezon 3-mujor, që prej vitit 2008 kur janë raportimet e para të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, brenda 9 muajve të parë të vitit 2023, emigrantët kanë sjellë 677 milionë euro, 58 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre t’i sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.
Një trend të tillë e raporton edhe Eurostat, i cili flet për nivelin më të lartë të dërgesave vjetore përgjatë dekadës së fundit.
Ekonomia vendase është e varur nga këto ndihma, të cilat mbulojnë kostot e jetesës së më shumë se 40 mijë familjeve dhe mijëra pensionistëve.
Gjermania dhe Anglia janë vende nga ku transferohet pjesa më e madhe e parave, ndryshe nga disa vite më parë, kur dominonin Greqia dhe Italia.
Diskutime rreth kësaj post