Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë hapur kundër “Open Balkan” teksa është shprehur se është detyrë e çdo shqiptari për të ushtruar preson Serbisë.
Ndërkohë kujtojmë se Rama sot në konferencën e përbashkët me Merkel është shprehur se Kosova është duke krijuar teori konspiracioni për nismën “Open Balkan”, teksa në daljen e tij mediatike Kurti është shprehur se nuk e ka idenë për çfarë teorie konspiracioni.
Pjesë nga deklarata
Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?
Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. *Gazetari i kthehet: S’ma dha radhën. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm. Ballkani është së paku 12 shtete. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur dhe të pozicionohemi për njohjen e saj nga Serbia. Dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohje.
Ndërkohë që më pas Kurti shtoi: Është detyrë e çdo shqiptari se ku duhet të jetë trysnia e ndërkombëtarëve. Mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post