Në protestën e kësaj të shtune ku kërkohet largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk ka munguar dhuna.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një reagim të fundit në Facebook, bën me dije se policia ka dhunuar kryeredaktorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmin.
Berisha shkruan se janë narkobanditët me uniformë që kanë qëlluar Kasmin. Në foton e publikuar nga Berisha, duket Kasmi i gjakosur dhe me plagë në fytyrë dhe kokë.
Postimi i Berishës:
Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb
Diskutime rreth kësaj post