Mariglen Doçi, anëtari i FRPD, djali që rrëzoi Bashën në takimin e FRPD, tha se zgjedhjet në forumin rinor të selisë blu do bëhen kur të zgjidhet kriza në Partinë Demokratike.
Ai akuzoi kryetarin Lulzim Basha, se nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë riformatimin.
“Forumi është i shkëputur nga PD, i pavarur. Kryetari i Partisë nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë riformatimin. Ristrukturimi i forumit ishte një kërkesë e gabuar nga Basha. Ai nuk e lejoi kur e kërkuam ne, dhe tani do që ta bëjë vetë,” tha Doçi në Zona Zero.
“Do ketë zgjedhje në momentin që do zgjidhet kriza në PD, unë jam pjesë e kryesisë, jemi pro foltores dhe po shkojmë drejt Kuvendit Kombëtar, kemi nënshkruar peticionin. 11dhjetori do të jetë momenti kur PD do të ngrihet më e fortë se kurrë. FRPD ka një numër të konsiderueshëm, rreth 800 delegatë, dhe pse numrin e saktë nuk e kam”, u shpreh ai.
Më herët Doçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pranishëm në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha që u mbajt në Lezhë, Doçi tha se ai ka bërë 2 muaj burg pas protestave të zhvilluara nga Partia Demokratike dhe asnjë nuk i ka ardhur në ndihmë.
Diskutime rreth kësaj post