Një automjet është dëmtuar si pasojë e rrëzimit të një tjetër palme në bulevardin Vlorë-Skelë.
Sëmundja që ka prekur prej kohësh palmat në bulevardin kryesor të qytetit ka bërë që shumë prej tyre të kalben nga brenda e të rrëzohen në tokë.
Bashkia prej kohësh ka lajmëruar zëvendësimin e tyre me pemë të tjera, por deri më tani asnjë masë nuk është marrë.
Në momentin e rrëzimit të palmës disa kalimtarë kanë qenë duke kaluar në atë zonë e kanë rrezikuar seriozisht të zihen poshtë nga pema e madhe.
Dëmtimit nuk i ka shpëtuar mjeti me targë AA 865 LU.
Diskutime rreth kësaj post