Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizai, ka numëruar me kamera LIVE, karriget në Pallatin e Kongreseve, ai kaloi rresht për rresht, në të gjithë zonat e kësaj salle, për të numëruar se sa ka qenë kapaciteti i sallës, ku Lulzim Basha mbajti Kuvendin e tij.
Në sallë ka patur vetëm 1958 karrige.
Pretendimi i Bashës, që shkaktoi habi dhe “tronditje” të thellë tek të gjithë demokratët dhe jo vetëm, ishte se në Pallatin e Kongreseve ka patur 5004 delegatë.
Qartazi ky është një mashtrim, sepse kapaciteti i sallës ka qenë vetëm 1958 karrige.
Në mënyrë që ky Kuvend dhe vendimet e marra aty të jenë legjitime, duhet të kishte të paktën 3820 delegatë prezentë. Por, në sallë maksimumi i kapacitetit ka qenë 1958.
Kujtojmë se votimi u mbajt vetëm në sallën qëndrore të Pallatit të Kongreseve.
Pra, Kuvendi i Bashës dhe vendimet e marra aty, janë nul dhe të pavlefshme sepse nuk ka kuorum.
E gjithë shfaqja e djeshme, ka qenë një mashtrim.
Diskutime rreth kësaj post