Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike,Gazment Bardhi ka deklaruar se është rrezuar kërkesa e opozitës për interpelancë urgjente dhe debat me mocion, për çështjen e inceneratorëve, nga Konferenca e Kryetarëve.
Deputeti demokrat u shpreh në një prononcim për mediet se për mazhorancën nuk është çështje urgjente ndalimi i pagesave për dy mafiozë në arrati për inceneratorët, referuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtiri.
Bardhi: Duke shfaqur në këtë mënyrë vizionin e saj për shndërrimin e parlamentit nga parlamenti që mbron interesat e qytetarëve shqiptar në një dyqan që mbron interesat e Klodian Zotos dhe Mire Mërtirit. Fakti që paratë e shqiptarëve transferon të dy njerëz në arrati nuk është një çështje urgjente për Kuvendin.
Për koleget e maxhorancës fakti që dy mafiozë, Mërtiri dhe Zoto marrin pagesa cdo ditë nga shteti për punë të pakryera, për ta nuk është cështje urgjente.E kuptoj përgjegjësinë që ka Rama si koka e aferës së inceneratorëve. Mocioni me debat është i nevojshëm., duhet të repsketohet Kushtetuta dhe Rregullorja.
Ahmetaj mund të vijojë të transferojë milione euro në Zvicër. Për Maxhorancën kjo çështje quhet e rezauruar. Kërkesa jonë ishte Kjo: Për të ndalur pagesat për dy personave në kërkim. Shikojmë sesi vidhen paratë e shqiptarëve dhr nga ana tjetër sesi dhunohen të drejtat.
Pyetje: Projektligji për kanabisin?
Bardhi: Dhe kjo është një çështje që është në kundërshtim me ligjin. Nevoja që kaaRama për aleancë me krimin e organizuar, nuk është hall i shqiptarve por hall i tij.
Diskutime rreth kësaj post