Këshilli i Rregullores rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Rakip Suli. Opozita pretendon se deputeti Rakip Suli ka përfituar parà nga fondet publike.
Eduard Halimi i Partisë Demokratike tha në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që u mblodh pasditen e së martës se “Parlamenti është i mbushur me banditë dhe me deputetë që marrin fonde publike”.
“Të gjithë kemi familje dhe të gjithë mund të merrnim fonde ose nga një copë hekurudhe. Këta marrin me leje të kryeministrit. Po mbroni një deputet që ka marrë fonde publike. Kërkesa jonë për heqjen e mandatit është depozituar në dhjetor dhe ka 3 muaj që fshihet. Deputetët ndalohen nga Gjykata Kushtetuese për të përfituar fonde publike. Ky fenomen dhe dekriminalizimi po i nxijnë faqen Parlamentit. Pastrimi i Parlamentit nga njerëz të tillë duhet të bëhet menjëherë”, shtoi Halimi.
Ndërsa Kastriot Islami deklaroi: “Seanca e sotme është shumë e thjeshtë nga pikëpamja juridike, duhet të jemi të gjithë në një qëndrim. Ne kemi nevojë të përmirësojmë imazhin tonë”.
Avokati i Rakip Suli argumentoi se deputeti është zhveshur nga pronësia e kompanisë përpara marrjes së mandatit: “Përpara se zoti Suli të bëhej deputet (05.09.2013) ka bërë kalimin e kuotave që kishte në kompaninë e tij”.
Diskutime rreth kësaj post