Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani me turistë në Barcelos të Brazilit, aksidentin fatal e ka konfirmuar të shtunën kryetari i bashkisë, Edson de Paula Rodrigues Mendes.
Brenda aeroplanit ishin 12 turistë, një pilot dhe bashkëpilot.
Sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit, nuk ka të mbijetuar.
“Udhëtarët po shkonin në një vend për të praktikuar peshkim rekreativ dhe përplasja ndodhi për shkak të motit të keq. Binte shi i madh në momentin e uljes”, kanë thënë nga Mbrojtja Civile e Brazilit.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje mbi kombësinë e personave të vdekur.
Diskutime rreth kësaj post