Pak minuta më parë KAS mori vendimin për të mos mbledhur prova nga institucionet për manipulimin e zgjedhjeve. Ivi Kaso e ka quajtur këtë të paligjshëm dhe sipas tij nuk përmbush pritshmëritë që ka publiku.
Përfaqësuesi ligjor të Partisë Demokratike Ivi Kaso, u ndal te vendimi i KAS për qarkun e Beratit. Kaso tha se PD nuk mund të marrë prova nga institucionet, sa kohë që vetë ato kanë qenë në shkelje, dhe i mbetet KAS që të hetojë mbi pretendimet e ngritura prej tyre. Me dy vendimet e dhëna derimë tani nga KAS, për qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës, duket se skenari që i pret pretendimet e PD-së është i njëjtë, rrëzimi i tyre.
Reagimi i Ivi Kasos:
“KAS me një vendim të kundraligjshëm vendosi që të mos marrë parasysh provat e paraqitura nga PD për manipulimin e votave, në kundërshtim me vetë ligjin. Këto prova do të faktonin pretendimet tona, vendimi i KAS shkon përtej pritshmërive që i ka i gjithë publiku.
PD i është drejtuar zyrtarisht insititucioneve për të marrë provat, por që sigurisht nuk i janë vënë në dispozicion opozitës. Duhet të jetë KAS ai që të marrë në shqyrtim provat, çdo mosmarrëveshje ligjore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. I gjithë publiku kërkon të ketë të qartë atë që ka ndodhur në Shqipëri.
PD ka paraqitur të gjithë provat që mund të administronte, por ne nuk kemi kompetenca që të hetojmë, kjo është detyrë e KAS, çfarë kemi pasur i kemi depozituar, neni 137 e thotë qartë, që në kiadër të një procesi hetimor, duhet të mbledhë prova.
Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e PD dhe LSI-së për qarkun e Beratit, duke marrë në shqyrtim materialet zgjedhore, për të parë në rast se ka parregullsi.
KAS vendosi që KQZ të rihapë ditën e hënë 24 nga kutitë e Qendrave të Votimit në Berat, për të parë nëse ka shkelje në proceverbale dhe në materialet e tjera zgjedhore që janë dorëzuar.
Ndërkohë që ndryshe nga sa kërkoi Partia Demokratike, në qarkun e Beratit nuk do të ketë rivotim, megjithë pretendimet e ngritura, se ka pasur blerje të votave, dhe manipulim nga partia në pushtet.”-shprehet Kaso.
Diskutime rreth kësaj post