Këshilli Kombëtar i PD-së ka rrëzuar me shumicë votash propozimin e ish-ministrit të mbrojtjes, Arben Imami, për të përfshirë në rendin e ditës raportin për zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Sikundër raportohet në favor të propozimit kanë qenë dy anëtarët e Këshillit Kombëtar, Arqile Gorea dhe Valbona Mezini.
Mësohet se gjithashtu Imami ka kërkuar që në Kuvendin Kombëtar të PD, krahas draftit të grupit të punës të futet edhe drafti i propozuar prej tij dhe Edit Harxhit.
“Një propozim të parë, që të diskotohet në Këshill Kombëtar zgjedhjet e kaluara. Ky propozim ra me shumicë dërrmuese votash. Po me shumicë dërrmuese votash ra propozimi i dytë që të diskutohet në parim për statutin. Partia vijon të mbetet monokratike, nuk është një ditë e bukur kjo për patrinë”, u shpreh Arben Imami pasi braktisi mbledhjen
Ndërkohë që Edvin kulluri ka propozuar që në diskutim të përfshihen të gjitha draftet e propozuara lidhur me ndryshimet në statut. Kulluri duke iu drejtuar Bashës ka deklaruar se nuk mund të votohet vetëm mbi atë çka propozohet nga ju.
Ndërkohë Sherefedin Shehu ka propozuar që ndryshimet në statut t’i shkojnë grupseksioneve.
Ndryshimet statutore që do t’i nënshtrohen votës finale në Kuvendin Kombëtar të 28 prillit neni për kryetarin nuk ka asnjë ndryshim thelbësor. Nuk parashikon dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Nuk parashikon as ngrirjen e funksioneve deri në zgjedhjen e kreut të ri, koncept që zoti Basha e praktikoi vete pas humbjes së thellë të zgjedhjeve deri në konfirmim e tij si kryetar me parimin një anëtar një votë.
Mësohet se motiv kryesor që në statut të mos parashikohet dorëheqja dhe për më tepër heqja e mundësisë së rikandidimit në rast të humbjes së zgjedhjeve është fakti se kundërshtarët në familjen politike do të punonin vazhdimisht për largimin e kryetarit dhe jo për forcimin e partisë.
Me parimin një anëtar një votë do të zgjidhen dhe kryetarët e grup seksioneve duke e fuqizuar shkallën e dytë të drejtimit të partisë në bazë. Ndërsa niveli më sipër, kryetarët e degëve do të vazhdojnë të zgjidhen nga kuvendet lokale. Por ata do të jenë pjesë e një organi të ri statutor që quhet kolegji i kryetarëve, i cili de facto ekzistonte pasi asnjë aksion politik nuk ndërmerrej pa konsultimin e tyre. Për marrëveshjet politike do të pyetet Këshilli Kombëtar, ndërsa për koalicione me parti të majta Kuvendi Kombëtar.
Statuti ka disa risi tjera, një prej të cilave zvogëlimi i kryesisë. Rikthehen anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, 15 të tillë, përveç drejtuesve të lartë të partisë, sekretarëve funksionalë dhe kryetarëve të forumit të gruas dhe rinisë.
Sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për deputetë, statuti parashikon që pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale.
Diskutime rreth kësaj post