Një stuhi i pazakontë ka përfshirë disa qarqe të vendit, që prej paradites të së dielës. Era e fortë ka shkaktuar dëme të shumta në disa qytete të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ku janë rrëzuar disa pemë.
Në kryeqytet, situata paraqitet më problematike tek rruga pranë Pallatit të Kongreseve.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, njeriu që “fundosi” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Për mes një reagimi në rrjetet sociale, Zagani, i cili ndodhet në azil jashtë vendit, ka zbuluar urdhrin e Ramës për Veliajn, të cilin e cilëson si “vasal”.
Sipas tij, Rama urdhëroi Veliajn të priste pishat e thara nga projekti i rrugës që nuk ishte me fidan të rinj, ndërkohë që shtron edhe një pyetje për kreun e qeverisë.
Reagimi i plotë:
Ore palo Kryeministër me ndihmo të kuptoj diçka si spektator që jam!? Pas një mbledhje që pate te Pallati i Kongreseve i urdhërove vasal Veliajt: “Prit pishat e thara nga projekti i rrugës që nuk ishte me fidan të rinj” po këte pse e la si gozhda e Nastradinit, apo thjesht per e go personale?!”
VIDEO:
Rrëzimi i pemëve tek “Pallati i Kongreseve”, ish-oficeri i policisë zbulon urdhrin e Ramës për Veliajn on Vidnews.
Diskutime rreth kësaj post