Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzës së hapur të deputetit Ben Blushi, kreut të “LIBRA” se i etiketuari i Eskobari i Ballkanit, Klement Balili nuk arrestohet sepse është njeriu i LSI dhe arrestimi i tij sjell rrëzimin e koalicionit qeverisës.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, ka theksuar se ai duhet të ishte arrestuar që dje, nuk ka e nuk mund të ketë mbështetjen e kësaj partie, as ai e askush që ka probleme me ligjin.
“Për LSI, Klement Balili duhet të ishte arrestuar dje dhe jo sot dhe sa i takon konsideratës në dobëson, forcon apo zhbën maxhorancën arrestimi i tij theksoj se arrestimi i tij që dje, e forcon jo vetëm aleancën politike, por shtetin ligjor për të cilin jemi investuar, pasi qëndrimi i LSI për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ligjin, e shkelin atë, papajtueshmëria jonë është e plotë dhe nuk ekziston as mbështetja më e vogël për kërrkënd, asnjë që nuk respekton ligjin nuk ka mbështetjen qoftë të një anëtari, simpatizanti apo qytetari të thjeshtë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post