Një avion luftarak amerikan F-15 rrëzoi një dron iranian në lindje të Sirisë, pasi përbënte një kërcënim permanent për trupat amerikane të vendosura në këtë zonë.
Në një deklaratë për mediat për këtë ngjarje, koloneli Wayne Marotto u shpreh se avionët e koalicionit rrëzuan mjetin ajror pranë bazës së “Green Village”
Sipas Fox News, droni iranian po fluturonte shumë pranë bazës që strehon 900 trupa amerikane dhe për këtë arsye ai u asgjësua nga bombarduesit F-15.
“Green Village” është një bazë ku qëndrojnë trupat amerikane në Siri, shumë pranë një prej fushave më të mëdha të naftës.
Diskutime rreth kësaj post